Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni

Është përcaktuar me short anëtari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përfaqësojë Gjykatën e Lartë. Pas përfundimit të numërimit të votave, dy kandidatët, gjyqtari Sandër Simoni dhe gjyqtarja Arbena Ahmeti, morën të njëjtin numër votash, nga 179 secili. Në kushtet e barazimit, rregullorja parashikon që fituesi të përcaktohet përmes shortit. Pas hedhjes së goglave, shorti nxori fitues gjyqtarin Sandër Simoni. Kështu, Simoni do të jetë anëtari i ri i KLGJ-së nga radhët e Gjykatës së Lartë. Pas përfundimit të kësaj gare, ka nisur numërimi i votave për kandidatët e dy shkallëve të tjera të gjyqësorit. Për Gjykatën e Shkallës së Parë, në garën për një vend në KLGJ janë tre kandidate, Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi. Zgjedhja e tre...