Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk do të marrim pjesë në takimin me Ramën, presim ‘Kushtetuesen’

Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk do të marrim pjesë në takimin me Ramën, presim ‘Kushtetuesen’

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026, me objekt përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e statusit të magjistratëve. Duke pasur parasysh se çështja objekt i konsultimit lidhet drejtpërdrejt me një proces kushtetues të iniciuar nga shoqatat e magjistratëve pranë Gjykatës Kushtetuese, ata kanë kërkuar që një tryezë e tillë të zhvillohet pas një qëndrimi të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen. Sipas tyre pas një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese, dialogu institucional mund të zhvillohet mbi një kuadër më të qartë dhe duke respektuar plotësisht rolin dhe kompetencat kushtetuese të Gjykatës. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ju falënderon për përcjelljen e ftesës së Kryeministrit...