Shkumbini po paguan çmimin e Korridorit VIII
Dikur, Shkumbini rridhte i lirë në shtratin e tij natyror. Përgjatë luginës, lumi ishte pjesë e jetës së banorëve: burim uji, mbështetje për bujqësinë dhe të ardhurat e tyre, por edhe një vend ku, gjatë verës, kërkonin freski ata që nuk mund të shkonin në bregdet. Sot, në segmente të gjata të luginës, zhurma e lumit është zëvendësuar nga ajo e ekskavatorëve dhe kamionëve. Në shtratin e tij dallohen gropa dhe grumbuj inertesh, ndërsa dherat e nxjerra nga gërmimet, në disa zona, arrijnë deri pranë rrjedhës së ujit. Prej rreth dy vitesh, ndërtimi i Korridorit VIII po ndryshon peizazhin përgjatë aksit Elbasan–Librazhd dhe më tej drejt Qafë Thanës. Në Labinot Fushë dhe në segmente të tjera të luginës, makineritë e rënda janë bërë pjesë e...
Burimi:
sot.com.al