Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Fier, fqinjët shpëtojnë 30-vjeçarin
Një banesë në fshatin Hoxharë të Fierit është shkrumbuar plotësisht nga flakët mesditën e së dielës, duke rrezikuar edhe jetën e një 30-vjeçari, i cili vuan nga epilepsia. Sipas dëshmisë së nënës së tij, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej duke punuar në vjeljen e ullinjve, zjarri dyshohet se është shkaktuar aksidentalisht nga i biri, teksa tentonte të përgatiste kafe me një bombulë të vogël gazi. Dyshohet se pasi ndezi bombulën, 30-vjeçari pësoi një krizë epileptike dhe e hodhi atë të ndezur në dysheme. Si pasojë, flakët u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë banesën brenda pak minutash. Fqinjët, pasi panë tymin dhe flakët, nxituan në ndihmë dhe arritën ta nxirrnin 30-vjeçarin nga shtëpia. Fatmirësisht, ai nuk pësoi lëndime. Në vendngjarje mbërritën edhe...
Burimi:
gijotina.com