Shkrumbohet banesa në Fier, pronarja pëson djegie të rënda dhe dërgohet urgjent në Tiranë
Një banesë është shkrumbuar thuajse plotësisht nga flakët në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera, të cilat ndodheshin shumë pranë shtëpisë që u përfshi nga flakët. Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesën dhe për të shuar zjarrin, pronarja e shtëpisë ka pësuar djegie të rënda. Ajo është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, për shkak të gjendjes së saj, pritet të dërgohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Ndërkohë, familja prej katër anëtarësh ka mbetur tashmë pa strehë, pasi...
Burimi:
gijotina.com