Shkrimtari shqiptar përballë politikave kulturore përçmuese

Shkrimtari shqiptar përballë politikave kulturore përçmuese

Ndue Ukaj Nga Ndue Ukaj Sot, lexova në mediat suedeze, një tekst që fliste sesi norvegjezët e mundën Suedinë në letërsi. Autorja e tekstit,  Hanna Jedvik, këtë e lidhte me kushtet e punës që kishin shkrimtarët norvegjezë, në krahasim me ata suedezë, duke zbuluar kështu dallime që ndajnë dy vende – si një humnerë. Në këtë tekst, autorja suedeze tregonte se para disa javëve u shpallën fituesit e Çmimeve të Këshillit Nordik – çmime shumë prestigjioze – dhe thoshte se shumë suedezëve u mbeti goja hapur, sepse, në të pesë kategoritë u shpallën fitues norvegjezë: në letërsinë artistike, letërsinë për fëmijë dhe të rinj, film dhe muzikë. Ishte kjo arsyeja që një drejtues i kulturës së gazetës Expressen, Victor Malm, e kishte cilësuar këtë si...