Shkrimtari britanik, M. John Harrison, fiton çmimin “Booker” në moshën 81-vjeçare

Shkrimtari britanik, M. John Harrison, fiton çmimin “Booker” në moshën 81-vjeçare

Shkrimtari britanik, M. John Harrison, është fituesi i çmimit prestigjioz “Booker 2026” për romanin e tij “The End of Everything”, duke u bërë autori më i moshuar që e fiton këtë çmim në historinë e tij, në moshën 81-vjeçare. Harrison u shpall fitues gjatë ceremonisë së zhvilluar në Londër, më 9 nëntor, ku u vlerësua me çmimin prej 50 mijë paundësh. Romani u përzgjodh unanimisht nga juria mes gjashtë veprave të përfshira në listën e ngushtë të këtij edicioni. “The End of Everything” është një roman distopik me elemente satire, i vendosur në një të ardhme të afërt, pas një katastrofe misterioze që ka tronditur shoqërinë. Historia ndjek një burrë që jeton në bregdetin e Kentit, në Angli, së bashku me tezen e tij të...