SHKRESA/ Veliaj largoi Ristanin, PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranë, ngre 10 pyetje dhe kërkon shpjegime
Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës sqarime zyrtare mbi drejtimin e bashkisë pas raportimeve për shkarkimin e dytë të Anuela Ristanit nga detyra. Zhulali kërkon të bëhet publike shkresa e shkarkimit, të përcaktohet kush e drejton aktualisht bashkinë dhe kush ka autoritetin për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative. Ajo kërkon gjithashtu sqarime nëse firma e Erion Veliajt njihet ende si vullnet legjitim vendimmarrës. Në kërkesën e saj, Zhulali ngre edhe shqetësimin për krizën e paralajmëruar në transportin publik dhe kërkon informacion mbi arsyet e vështirësive financiare të operatorëve, negociatat e bashkisë dhe masat për të shmangur reduktimin e autobusëve. Në përfundim, këshilltarja e PD-së kërkon thirrjen e një seance urgjente të Këshillit Bashkiak,...
Burimi:
javanews.al