Shkoza denoncon gjendjen e rezervuarit në Mal-Milot: Asnjë investim dhe asnjë projekt
Kryetari i Partisë Demokratike në Kurbin, Edmond Shkoza, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e rezervuarit në Mal-Milot. Shkoza pretendon se rezervuari ndodhet në kushte të këqija higjieno-sanitare dhe strukturore, ndërsa shprehet se në këtë objekt nuk është kryer asnjë investim dhe nuk është hartuar asnjë projekt. “Ky është rezervuari në Mal-Milot, në kushtet skandaloze higjieno-sanitare dhe strukturore. Asnjë investim nuk është bërë, asnjë projekt nuk është hartuar”, shkruan Shkoza. Në vijim, ai kritikon Bashkinë Kurbin, duke e akuzuar se aktiviteti i saj është i fokusuar në propagandë.
Burimi:
syri.net