Shkon në 12 ton kokainë sasia e kapur në Spanjë, mafia shqiptare bashkëpunonte me kartelin e frikshëm

Shkon në 12 ton kokainë sasia e kapur në Spanjë, mafia shqiptare bashkëpunonte me kartelin e frikshëm

Zbulimi historik në dy magazina industriale në qytetin Águilas të Spanjës ka vënë në qendër të hetimeve rrjetet kriminale ndërkombëtare. Mediat spanjolle dyshojnë për një lidhje mes mafies shqiptare dhe kartelit brazilian Primeiro Comando da Capital (PÇ). Një prej sekuestrimeve më të mëdha të kokainës në historinë e Spanjës ka tronditur autoritetet e sigurisë, pasi rreth 12 mijë kilogramë lëndë narkotike u zbuluan në dy magazina industriale në qytetin bregdetar të Águilas, në rajonin e Murcias. Sipas raportimit të medias së specializuar spanjolle Narcodiario, zbulimi i sasisë rekord të drogës ka ngritur dyshime për përfshirjen e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar, ku mund të jenë të lidhura struktura të mafias shqiptare dhe karteli brazilian PÇ. Hetimi po përpiqet të rindërtojë të gjithë itinerarin e ngarkesës,...