SHKOLLA NIS ME KAMERA DHE ORAR TE ZGJATUR
Nxënësit janë rikthyer sot në bankat e shkollës, por këtë vit nuk i pret vetëm një kalendar i ri mësimor. Inteligjenca artificiale hyn zyrtarisht në procesin mësimor, 408 shkolla publike do të ofrojnë aktivitete edhe pas përfundimit të orëve, ndërsa në 20 shkolla kamerat inteligjente do të bëhen pjesë e sistemit të sigurisë. Janë tri prej ndryshimeve që shoqërojnë nisjen e vitit të ri shkollor dhe që prekin mënyrën se si nxënësit do të mësojnë, sa gjatë mund të qëndrojnë në shkollë dhe si do të monitorohet siguria e tyre. Risia me shtrirjen më të gjerë është programi “Pas Shkolle”. Sipas ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, këtë vit ai do të funksionojë në 408 shkolla publike në të gjithë vendin. Programi nuk është i detyrueshëm....
Burimi:
ntv.al