Shkoi me pushime në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det
Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë pasdite në plazhin e Velipojës. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Viktima, shtetasi kosovar me inicialet E. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det, duke humbur më pas jetën si pasojë e mbytjes. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e incidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.
Burimi:
kohajone.com