Shkodra tronditet nga një shpërthim afër godinës së bashkisë, panik mes banorëve

Shkodra tronditet nga një shpërthim afër godinës së bashkisë, panik mes banorëve

Një shpërthim është dëgjuar pak minuta më parë në Shkodër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një banesë që ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Shkodër. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.