Shkodra, një telajo e hapur për botën, 20 artistë nga vende të ndryshme në edicionin e tretë të “Shkodra Art Residency ’26”

Shkodra, një telajo e hapur për botën, 20 artistë nga vende të ndryshme në edicionin e tretë të “Shkodra Art Residency ’26”

Nga Albert VatajShkodra nuk është një qytet që vizitohet, ashtu llamburitur nga retorika e guidave, apo duke shfletuar në hartë një destinacion, por shumë më shumë. Shkodra është ku janë të ngërthyera si një përqafim, deti, lumenjt, liqeni, fushat, malet epike, historia dhe legjendat, dashnia dhe zotnilleku, humori dhe kanga, e sa për shije mbas tavës së krapit, pak ironi.Shkodra ndihet, me zemër dhe me shpirt. Pjesë të saj që i pëkund hiri dhe tamëlcimi, mbeten brenda teje, sepse gjen veten në çdo përjetim. Shkodra është prej atyre qyteteve që, sapo e sheh, nis ta pikturosh edhe pa e prekur penelin, pa rrokur tavoletin dhe fërgëlluar ngjyrshëm paletin. Drita mbi liqen, silueta e kalasë, rrugët e vjetra, muret që mbajnë gjurmë kohe, arkitektura, kujtesa, njerëzit,...