Shkodra ‘hambari’ i bimës narkotike, në vend kultivimi i kanabisit në rënie, 23 % më pak gjatë 2026

Shkodra ‘hambari’ i bimës narkotike, në vend kultivimi i kanabisit në rënie, 23 % më pak gjatë 2026

Më pak bimë kanabisi të asgjësuara, por një rritje e fortë e fidanëve të kapur në fazë fillestare përgjatë sezonit të këtij viti. Të dhënat e Policisë së Shtetit, të siguruara nga Report Tv, tregojnë rënie në bilancin e luftës kundër kultivimit të kanabisit, krahasuar periudhën 1 janar deri më 30 shtator të këtij viti, me 10 mujorin e vitit 2025.Gjatë këtij viti, në janar-shtator, u asgjësuan 157,632 bimë narkotike, ndërsa në 10 mujorin e 2025-ës u asgjësuan 203,960 bimë, thënë ndryshe 46,328 bimë më pak, ose rreth 23%. Në vijim, duke qenë se sezoni është pothuajse drejt fundit, edhe shifrat finale për këtë vit nuk pritet të kenë diferencë shumë të madhe.Ndryshimi më i madh shfaqet te fidanët e kanabisit, të kapura në fazë...