“Shkodra drejt një transformimi të ri urban”, Benet Beci: Hapet gara për projektimin e “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal Veri–Jug”

“Shkodra drejt një transformimi të ri urban”, Benet Beci: Hapet gara për projektimin e “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal Veri–Jug”

Shkodra drejt një transformimi të ri urban! Sot është publikuar gara për projektimin e një prej ndërhyrjeve kryesore urbane për Shkodrën: “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal Veri–Jug”, nga Sheshi Demokracia (ish-5 Heronjtë) deri te rrethrrotullimi i Bypass-it.Projekti përfshin Bulevardin Studenti, Sheshin Parrucë, Bulevardin Zogu I, zonën e Xhabijes, Rrugën Mbreti Gent, si dhe sheshet dhe kryqëzimet përgjatë gjithë këtij aksi. Synimi ynë është ta transformojmë në një bosht urban më të gjelbër, më të sigurt dhe më funksional për qarkullimin, me më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçikletat dhe me kushte më të mira për transportin publik.Në këndvështrimin tim, ky aks ka një rëndësi të veçantë për Shkodrën, sepse lidh qendrën dhe zonën historike të qytetit me Parkun e ri në hyrje të tij, duke...