Shkodër, kryetari Beci njofton nismën e re: Çdo të enjte grumbullohen orenditë e vjetra

Shkodër, kryetari Beci njofton nismën e re: Çdo të enjte grumbullohen orenditë e vjetra

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të re për menaxhimin e orendive dhe sendeve të vjetra që qytetarët duan të largojnë nga banesat e tyre. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri me dije se çdo të enjte, nga ora 08:00 deri në 12:00, do të kryhet grumbullimi i orendive të vjetra në kuadër të një shërbimi të dedikuar për banorët. Sipas Becit, nisma synon të lehtësojë qytetarët, por edhe të adresojë problematikën e hedhjes së orendive pranë kontenierëve të mbetjeve jashtë një orari të përcaktuar. Kreu i bashkisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ditën dhe fashën orare të përcaktuar për grumbullimin. Postimi i plotë Një nismë e re për një Shkodër më të pastër! Çdo të enjte, nga ora 08:00 deri...