Shkodër, kapet me drogë pranë zonës së sigurisë së shkollave, arrestohet 28-vjeçari
Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Reaction”, pasi dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht në zonat pranë perimetrit të sigurisë së shkollave. Në pranga ka rënë shtetasi Erdis Zeneli, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas policisë, ndërhyrja u krye pas sigurimit të një informacioni në rrugë operative, që lidhej me aktivitetin e dyshuar të të riut në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 28-vjeçari, efektivët gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u zbulua një tjetër sasi kanabisi, e ndarë në doza dhe e përgatitur për tregtim. Në total, policia sekuestroi...
Burimi:
kohajone.com