Shkodër/ Kapet 15-vjeçari që dyshohet se shiste kanabis pranë shkollës

Shkodër/ Kapet 15-vjeçari që dyshohet se shiste kanabis pranë shkollës

Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”. Arrestimi u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”. Sipas policisë, i mituri, banues në Shkodër, u kap në flagrancë në afërsi të institucionit arsimor. Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza të dyshuara si lëndë narkotike Cannabis Sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 15-vjeçari dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve dhe...