Shkodër, humb jetën 17-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem të Shkodrës. Një automjet me drejtues një 50-vjeçar, me inicialet A. M., dyshohet se është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën. Personi tjetër, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
kohajone.com