Shkodër/ Aksidenti në Kryebushat, humb jetën 83-vjeçari, shoqërohet drejtuesi francez
Një 83-vjeçar, me inicialet Gj. N., ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor mes dy automjeteve në aksin “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat. Përplasja ndodhi rreth orës 15:30, ndërsa drejtuesi tjetër i mjeteve, shtetasi francez P. L., 67 vjeç, është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi P. L. është shoqëruar...
Burimi:
syri.net