Shkodër, 34-vjeçari humb jetën pasi e zuri korrenti gjatë riparimit të një shtylle elektrike
Një 34-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike teksa po riparonte një defekt në një shtyllë elektrike. Viktima, elektricist i zonës, me inicialet A. N., është dërguar rreth orës 20:36 në Spitalin Rajonal Shkodër, por pa shenja jete. Ngjarja ndodhi teksa ai po ndërhynte për rikthimin e energjisë elektrike në disa banesa të fshatit. Njoftimi i Policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte...
Burimi:
syri.net