Shkodër, 2 të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë nga Policia Rrugore

Shkodër, 2 të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë nga Policia Rrugore

Policia Rrugore e Shkodrës bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë një jave monitorimi, janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe janë proceduar penalisht 13 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në të njëjtën periudhë janë vendosur 916 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Mes tyre, 172 masa janë për tejkalim të shpejtësisë, 31 për parakalime të gabuara, 8 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 60 për mosvendosje të kaskës dhe 357 për parkim ose qëndrim të gabuar. Gjithashtu, janë vendosur masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosdhënie përparësie këmbësorëve, qarkullim me...