Shko dallëndyshe
Poezi nga Filip Shiroka Udha e mbarë, se erdh pranvera,shko dallendyshe tue fluturue,prej Misirit n’dhena tjerafusha e male tue kërkue;n’Shqypni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n’qytet tim! Shëndet prej meje të m’i faleshasaj shtëpis të vjetër ku jam le,me ato vende rreth t’përfaleshku kam shkue kohën e re;atje shko, pra, fluturim,fal me shëndet qytetit tim! Shko n’at shkollën ku jam msueme shokë t’mi, shokt e fmnisë,shko n’at Kishë ku kam uruet’parën Uratë Perendisë,atje shko, pra, fluturim,fal me shndet gjytetit tim! Me ato male, me ato kodra,me ato prronje rreth t’përfalesh;n’ato fusha qi m’ka Shkodra,të lulzueme, aty t’ndalesh,tue këndue me ambëlcim:fal me shndet gjytetit tim! T’mujshe edh’ un me fluturue,dojsh’ edhe un me u nisë me ty,dojshe n’Shkodër me kalue,m’e pa prap at vend me sy!…Por…...
Burimi:
kultplus.com