Shkirja e Bashkive/ Mazniku fton opozitës: Nëse bashkohemi, bëhemi më të fortë
Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e Reformës Territoriale dhe bashkëkryetar i Komisionit të ngritur për këtë nismë, ka folur në Kuvend gjatë diskutimeve për ndryshimet në organizimin territorial të vendit. Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe kritikave të deputetëve, Mazniku mbrojti reformën e vitit 2014 dhe argumentoi se ndryshimet e reja synojnë përmirësimin e mënyrës se si ofrohen shërbimet për qytetarët. “Kur bashkohemi, bëhemi më të fortë. U thatë njerëzve që bashkitë tuaja do të zhduken, do të shkrihen. Njerëzit nuk jetojnë në hartë, jetojnë në shtëpinë e tyre, ku duan që t’u shkojë rruga, uji. Njerëzit jetojnë në lagjen e tyre, që duan t’u pastrohet dhe t’u ndriçohet. Njerëzit jetojnë në fshatin e tyre, ku duan kanale kulluese e rrugë për arat. Jetojnë në qytete,...
Burimi:
ntv.al