Shkencëtari 27-vjeçar largohet nga Anthropic: Po garojmë drejt një të panjohure të rrezikshme
Një shkencëtar britanik 27-vjeçar ka vendosur të largohet nga kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic, duke paralajmëruar se gara mes kompanive të mëdha të teknologjisë për të zhvilluar sisteme gjithnjë e më të fuqishme po bëhet e rrezikshme. Jacob Coxon, studiues i matematikës dhe i inteligjencës artificiale, ka punuar për më shumë se tre vjet në zhvillimin e modeleve të IA-së. Ai ka punuar më parë edhe në OpenAI, kompaninë që zhvillon modelet GPT, ndërsa më pas iu bashkua Anthropic, e njohur për modelet Claude. Në një seri postimesh në X dhe në një intervistë për The Wall Street Journal, Coxon tha se nuk beson se kompanitë e mëdha janë aktualisht në gjendje të garantojnë zhvillimin e sigurt të sistemeve të inteligjencës artificiale që mund...
Burimi:
javanews.al