Shkëlqim Hajdari: Siguria e digave, prioritet për Qarkun Tiranë
Siguria e digave në territorin e Prefekturës së Qarkut Tiranë do të jetë në fokus të një nisme për vlerësimin e gjendjes së tyre dhe forcimin e masave parandaluese. Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale se më 6 nëntor ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, Ardian Islami. Gjatë takimit është diskutuar mbi gjendjen aktuale të digave, nevojën për mirëmbajtje të vazhdueshme, investimet e nevojshme dhe marrjen e masave për parandalimin e problematikave të mundshme. “Sot zhvillova një takim me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, z. Ardian Islami, për vlerësimin e gjendjes dhe forcimin e sigurisë së digave në territorin e Prefekturës së Qarkut Tiranë. Në...
Burimi:
kohajone.com