Shkelje e rregullores nga Bylis B, Kukësi kërkon kthimin në Kategorinë e Parë: Nuk është hera e parë që ndodh
Ditën e shtunë, Kukësi e pa veten të zbresë në Kategorinë e Dytë pas humbjes me penallti ndaj Bylis B në ndeshjen e playoutit të Kategorisë së Parë. Por skuadra verilindore kërkon fitoren në tavolinë që do ta kthente atë në Kategorinë e Parë. Nëpërmjet një komunikate, Kukësi bëri të ditur se i ka kërkuar zyrtarisht FSHF që të përmbysë rezultatin e sfidës në fushën e lojës për shkak të shkeljeve në rregullore nga Bylis B Reagimi zyrtar i Kukësit Pas ndeshjes “Play Out” ndaj Bylis B, FK Kukësi i është drejtuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Komisionit të Disiplinës për shqyrtimin e shkeljes së Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Në bazë të listave të federimit, protokollit zyrtar të ndeshjes dhe sistemit COMET, rezulton se...
Burimi:
top-channel.tv