Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Një grup i dyshuar kriminal me anëtarë shqiptarë është goditur nga Policia Federale Gjyqësore në Belgjikë, në kuadër të një hetimi për trafikimin e kokainës. Tetë persona janë ndaluar, ndërsa katër prej tyre janë arrestuar me vendim gjykate. Lajmi është publikuar nga media holandeze De Telegraaf, e cila raporton se hetimi nisi rreth një vit më parë, pasi autoritetet morën informacion se në një apartament në Berchem, në Antwerp, mund të magazinoheshin sasi të mëdha kokaine, përcjell A2 CNN. Në qendër të hetimit ishte një 48-vjeçar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Sipas autoriteteve belge, ai dyshohet se koordinonte transportin, nxjerrjen nga porti dhe shpërndarjen e drogës, përfshirë edhe përmes portit të Antwerp-it. Ai dyshohet gjithashtu se kishte kontakte...