Shkatërrimi i bankave gjatë protestës, Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta

Shkatërrimi i bankave gjatë protestës, Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta

Gent Sejko TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe me drejtuesit e sistemit bankar, garantoi se llogaritë bankare janë të sigurta dhe shërbimet do të vijojnë normalisht. Gent Sejko: Ne koordinuam sëbashku veprimet dhe sot me praninë e kryeministrit dhe ministrave do të diskutojmë edhe njëherë për vijueshmërinë e sistemit bankar e financiar, sepse kjo është një e mirë për ekonominë dhe bizneset, që duhet të vijojë funksionimin pa u cenuar. Ne si Bankë Shqipërie kemi pasur nën funksion të gjitha shërbimet. Ajo që kemi dashur të theksojmë është që pavarësisht tensionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë me likuiditet shumë të mirë. Ne duam që kjo industri të vijojë sa më mirë, sepse pasojat...