Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!
25-vjeçari, autori i masakrës në Krakov pasi qëlloi në qendër të qytetit u ndoq nga policia. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që përplaset me makinën e tij në tentativë për t’u larguar. Dy efektivë të policisë shkëmbejnë zjarr me 25-vjeçarin i cili plagos të dy efektivët, por edhe ai përfundon në tokë i plagosur rëndë pas të shtënave. Sipas autoriteteve autori ishte pajisur me uniformë taktike, helmet dhe antiplumb ndërkohë që ishte i armatosur me një automatik AR 15 version për civilët. Ndërkohë policia pas kontrollit në banesën e autorit zbuloi edhe tre trupa të tjerë të pajetë që dyshohet se ishin vrarë nga 25-vjeçari. Guvernatori i Krakovës bëri një përditësim të gjendjes së 16 të plagosurve dhe të punonjësve të policisë. Gjendja shëndetësore...
Burimi:
javanews.al