Shiu ndalon trazirat te Ministria e Arsimit, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Shiu ndalon trazirat te Ministria e Arsimit, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

15:35. Pas kaosit disa orësh te Ministria e Arsimit, me përplasje mes Policisë dhe protestuesëve, këta të fundit janë larguar nga Ministria, edhe si shkak të motit me shi. Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi një grup protestuesish, kryesisht të rinj të maskuar, kanë hedhur gurë dhe copa pllakash drejt policisë dhe godinës së Ministrisë. Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me autobotë uji me presion, ndërsa në zonë janë dislokuar edhe forcat e FNSH-së. Tre kosha mbeturinash janë djegur gjatë përplasjeve. Deri në momentin e raportimit, efektivët nuk kishin përdorur gaz lotsjellës. Pjesa tjetër e protestuesve ka vijuar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë...