Shitja e drogës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari! Të riut i sekuestrohet kokainë dhe një thikë

Shitja e drogës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari! Të riut i sekuestrohet kokainë dhe një thikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se do të shiste drogë pranë shkollave. Në kudër të operacionit të koduar “Perimetri” u vu në pranga 26-vjeçari me iniciale Xh.M nga Elbasani. Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë., si dhe iu sekuestrua edhe një thikë. “Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave”, thotë policia. Njoftimi:  Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së...