Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se merrej me shitjen e lëndës narkotike kokainë në lokalin që kishte marrë me qira. I arrestuari është shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira prej tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje. Kontrolli vijoi edhe në banesën e 57-vjeçarit, ku, sipas Policisë, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Në përfundim të veprimeve procedurale, S. B. u arrestua dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.