Shiste kokainë dhe heroinë afër shkollave, “Kontigjenti” prangos 31-vjeçarin në Lushnjë!

Shiste kokainë dhe heroinë afër shkollave, “Kontigjenti” prangos 31-vjeçarin në Lushnjë!

Strukturat e Policisë së Shtetit në Lushnjë kanë përmbyllur një hetim proaktiv njëmujor, duke finalizuar operacionin e koduar “Kontigjenti”, i cili goditi një tjetër tentativë për shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta në afërsi të ambienteve shkollore. Në kuadër të këtij aksioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S. (K.), 31 vjeç, banues në fshatin Kolonjë. I arrestuari, i cili rezulton “i arrestuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, u ndalua në hapësirat pranë shkollës së mesme të kësaj zone. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 31-vjeçarit, forcave të rendit zbuluan një sasi lënde...