Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Një 46-vjeçar është arrestuar sot (11 shtator) në Durrës, pasi dyshohet se tregtonte cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë në një dyqan në lagjen nr. 14 të qytetit. Operacioni i koduar “Illegality” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative. Gjatë kontrollit në dyqanin në pronësi të shtetasit R. D., policia gjeti qindra paketa me cigare të llojeve të ndryshme dhe fishekzjarrë, të dyshuara si mallra kontrabandë. Sipas policisë, nga verifikimet rezultoi gjithashtu se në dyqan fshiheshin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre produkteve. Në përfundim të operacionit, 46-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë. Ai dyshohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra me të cilat paguhet akcizë...
Burimi:
javanews.al