Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve të tjerë, janë dënuar me nga 9 muaj burgim secili. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Çështja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga kompania Digitalb në Prokurorinë e Tiranës, e cila ngriti dyshime për subjekte që reklamonin dhe shisnin në rrjetet sociale paketa televizive pa pasur të drejtat përkatëse të transmetimit. Hetimet për procedimin penal nr. 6847, të vitit 2023, përfshinë edhe blerje të simuluara të pajisjeve dekoder, përmes të cilave u identifikuan personat që ushtronin këtë aktivitet. Bëhet fjalë për F.Ç., pronar i subjektit “FRA SYSTEM IPTV”, i cili shiste paketa me 79 euro; E.Xh., pronar i “Elektronika Shop”, që...