“SHISH u ekspozua ndaj një dëmi që duhet të ishte parandaluar”, Rama: Të dhënat hetimore vërshuan në rrjete sociale

“SHISH u ekspozua ndaj një dëmi që duhet të ishte parandaluar”, Rama: Të dhënat hetimore vërshuan në rrjete sociale

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e cilëso ekstreme masën e marrë nga SPAK ndaj kreu të SHISH. Në një konference nga aeroporti Nënë Tereza, menjëherë pasi mbërriti nga SHBA, Rama theksoi se SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që mund dhe duhej parandaluar. Sipas Ramës, të dhënat e dosjes hetimore janë shpërndarë në rrjete sociale përpara se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre. “Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit. Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj. Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një...