Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), mbështetur në raportimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë muajit gusht 2026 janë regjistruar 139 aksidente rrugore. Nga këto ngjarje, 191 persona kanë mbetur të aksidentuar (kanë humbur jetën dhe janë plagosur), duke shënuar një ulje krahasuar me gushtin e vitit 2025, ku u regjistruan 159 aksidente me 229 të aksidentuar. Pavarësisht rënies gjatë muajit të fundit të verës, tendenca e përgjithshme për vitin 2026 mbetet në rritje. Gjatë harkut kohor janar–gusht 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 983 aksidente me një bilanc prej 1.378 personash që kanë humbur jetën apo janë plagosur. Faktorët...