Shifra marramendëse, Labi zbulon sa para ka fituar pas Big Brother

Shifra marramendëse, Labi zbulon sa para ka fituar pas Big Brother

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka treguar se pjesëmarrja në spektaklin televiziv i ka sjellë përfitime të mëdha edhe pas përfundimit të aventurës së tij brenda shtëpisë. I ftuar në emisionin “Big Cast”, me Blinera Vitija në Klan Kosova, këngëtari ka folur për periudhën pas daljes nga reality show, duke zbuluar edhe shifrën e të ardhurave që pretendon se ka realizuar gjatë kësaj kohe. Sipas Labit, ai ka arritur të fitojë mbi 200 mijë euro, kryesisht përmes angazhimeve muzikore dhe performancave në evente të ndryshme. Këngëtari ka lënë të kuptohet se për të eksperienca në Big Brother nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se tashmë është jashtë shtëpisë. Në njëfarë mënyre, Labi vazhdon ta shijojë vëmendjen që fitoi nga ky format, teksa angazhimet...