“Shfaqja e Cirkut” vlerësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Kukullave në Mostar
Teatri Kombëtar i Kukullave përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Artit të Kukullave – FLUM, në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, ku shfaqja “Shfaqja e Cirkut”, me regji të Klajd Ymerit, u vlerësua me çmimin për artikulimin më të mirë të kukullës. Ky vlerësim vjen si rezultat i veçantisë artistike të shfaqjes, e cila ndërtohet tërësisht pa dialogje, duke e vendosur në qendër të interpretimit plastikën, lëvizjen dhe artikulimin e kukullës. Përmes gjesteve, lëvizjeve dhe shprehjes skenike, artistët arrijnë të përcjellin emocionet dhe të komunikojnë me publikun, duke dëshmuar potencialin shprehës të teatrit të kukullave përtej fjalës. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kukullave, Melsi Qirici u shpreh se, “Shfaqja e Cirkut” është një nga premierat e këtij viti, e cila po vijon rrugëtimin...
Burimi:
kultplus.com