Shevchenko mbushi 50 vjeç: Te Milani doja të lija diçka në historinë e futbollit

Shevchenko mbushi 50 vjeç: Te Milani doja të lija diçka në historinë e futbollit

Në ditën e 50-vjetorit, Andriy Shevchenko riktheu në kujtesë karrierën e tij, nga Dinamo Kiev te Milani, duke kujtuar Lobanovskin, Ancelottin dhe “Topin e Artë” 2004: “Që në fillim të karrierës, sidomos kur firmosa për Milanin, kuptova rëndësinë e klubit ku luaja. Mendimi im ishte të lija diçka timen në historinë e këtij klubi dhe të shkruaja disa faqe të vogla në historinë e futbollit”. Për Valerij Lobanovskin tha: “Në Kiev më ndryshoi karrierën. Më dha një drejtim. Prej tij mësova disiplinën dhe organizimin. Ishte një kulturë e jashtëzakonshme pune”. Për Milanin: “Lidhja ime me Milanin është shumë e fortë. Çdo lojtar që ka luajtur aty ka një lidhje speciale, që shkon përtej të qenit thjesht ish-lojtar. ‘San Siro’, presioni, publiku, tifozët… e bëjnë atë klub...