Sherr pranë postës në Korçë, plagoset me thikë 60-vjeçari! Arrestohet autori

Sherr pranë postës në Korçë, plagoset me thikë 60-vjeçari! Arrestohet autori

FOTO ILUSTRUESE KORÇË- Një konflikt i çastit mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 60-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pranë një zyre postare, ndërsa i dyshuari për plagosjen është një 65 vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar me inicialet N.H. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konfliktin mes dy personave./ZËRI