Sherr për bagëtitë, plagosje me thikë në Maliq, autori në kërkim
foto ilustruese MALIQ-Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit. Paraprakisht raportohet se Ilir Hamolli është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë. Sipas deklaratës së tij, i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe arrestimin e autorit. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R.. Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq...
Burimi:
zeri.ai