Sherr me thika te Kalaja e Tiranës, plagoset një 39-vjeçar, autorët në kërkim (VIDEO)
Foto ilustruese TIRANË- Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mbrëmjen e sotme në hyrje të Kalasë së Tiranës, që ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në zonën e Pedonales. Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. View this post on Instagram Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve....
Burimi:
zeri.ai