Shënoi 3 gola në “San Siro”, Tresoldi thumbon Inter: Jam tifoz i Milan, për mua ishte si një derbi
14 Tetor 2026 9:23 Telesport Një “hat-trick” me shije derbi në “San Siro” për Nicolò Tresoldi. Sulmuesi 22-vjeçar që luan me Club Brugge ishte protagonist për skuadrën e tij në fitoren 4-3 në “San Siro” ndaj Inter, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Detaji interesant është se Tresoldi është një tifoz i zjarrtë i Milan. Një besnikëri futbollistike prej së cilës nuk është larguar kurrë. Përkundrazi, ai e theksoi këtë edhe në intervistën e dhënë. “Për mua, ky është një derbi. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja në ‘San Siro’. Të luash kundër Inter, veçanërisht si tifoz i Milan, e bën gjithçka edhe më të veçantë; është një ëndërr që bëhet realitet”, tha Tresoldi. Babai I lojtarit tha: “A do të luajë ndonjëherë...
Burimi:
telesport.al