Shenjat e frikës/ Gent Strazimiri: Qeveria e Edi Ramës po vjedh sikur të jetë dita e fundit në pushtet

Shenjat e frikës/ Gent Strazimiri: Qeveria e Edi Ramës po vjedh sikur të jetë dita e fundit në pushtet

“Po vjedh sikur të jetë dita e fundit në pushtet.” Me këtë deklaratë të fortë, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi qeverinë Rama se po vepron me nxitimin e një pushteti që, sipas tij, e ndien fundin pranë. Duke komentuar denoncimet e fundit të opozitës, Strazimiri tha se mazhoranca nuk ka më kohë dhe as vullnet për të fshehur lidhjet me personat që, sipas tij, përfitojnë nga paratë publike. Në fokus të deklaratave të tij ishte edhe denoncimi i deputetit Bardh Spahia për lidhjet që ai pretendon se ekzistojnë mes personave të afërt me familjen e kryeministrit dhe strukturave që administrojnë fonde publike. Sipas Strazimirit, fakti që këto lidhje po shfaqen gjithnjë e më hapur tregon se pushteti ka hequr dorë edhe nga përpjekja...