Shënimet e shkruara me dorë nga Freddie Mercury shiten për 277 mijë paund

Shënimet e shkruara me dorë nga Freddie Mercury shiten për 277 mijë paund

Një bllok shënimesh me tekste këngësh të shkruara me dorë nga Freddie Mercury është shitur për 277 mijë paund në një ankand në Londër, duke u bërë artikulli më i shtrenjtë i shitur gjatë ditës së parë të ankandit “Music Live”, të organizuar nga Propstore. Dorëshkrimet datojnë nga periudha e punës për albumin e parë solo të Mercury-t, “Mr. Bad Guy”, i publikuar në vitin 1985. Blloku ishte pjesë e arkivit personal të producentit dhe inxhinierit gjerman të muzikës Reinhold Mack, i cili dokumenton përmes teksteve të shkruara me dorë, materialeve nga studiot dhe kujtimeve personale bashkëpunimin e tij me këngëtarin e Queen. Mack, i njohur për punën në studiot Musicland në Mynih, ka bashkëpunuar gjatë karrierës me grupe dhe artistë të njohur, përfshirë Rolling...