SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë
Ka diçka më shqetësuese se vulgariteti i disa pankartave që shfaqen në protestat e fundit në Tiranë. Është njeriu që vendoset pas tyre! Qytetarë të zakonshëm, njerëz të panjohur për publikun dhe persona që dukshëm vijnë nga shtresa vulnerabël, shfaqen me pankarta provokuese në duar. Fotografohen dhe më pas fotografitë e tyre përzgjidhen dhe hidhen në rrjetet sociale, ku përdoren për të prodhuar reagim, klikime dhe propagandë. Tashmë është e qartë se fotografia ia arrin qëllimit deri diku, por çfarë ndodh me njeriun? Ai mbetet aty, me fytyrë dhe identitet, përballë mijëra njerëzve. Teksa organizatorët-fotografë vjelin frytet e propagandës, qytetarit i mbetet ekspozimi. Dhe këtu nis problemi i vërtetë. Disa prej figurave kryesore që promovojnë këto protesta, mes tyre edhe njerëz të medias e gazetarë...
Burimi:
javanews.al