“Shën Mëri Eleusa”, ikona e pikturuar nga Nikolla Onufri në 1578
Ikona “Shën Mëri Eleusa” është një prej ikonave të ekspozuara në MKAM, të Nikolla Onufrit, në pavionin që mban emrin e babit të tij. Muzeu i Artit Mesjetar thekson se “ikona është pikturuar nga Nikolla Onufri për ikonostasin e kishës së Shën Mëri Vlahernës në Berat në vitin 1578”. Nikolla djalë dhe nxënës i Onufrit ka ndjekur gjurmët artistike të babait dhe mësuesit të tij. Jo vetëm në stil por edhe në mënyrën e pikturimit. Në fund të ikonës mbi një sfond të kuq, piktori ka lënë të shkruar mbishkrimin “lutje e shërbëtorit të Zotit, konteshë dhe grua e priftit, Amin”. Virgjëresha paraqitet me Krishtin fëmijë në dorë të majtë. Ndërsa me dorën tjetër tregon fëmijën e saj. Krishti paraqitet i qetë duke mbajtur një...
Burimi:
kultplus.com